Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me Gerardo Bedoya-n, futbollistin më “të pistë” të historisë!

Njihuni me Gerardo Bedoya-n, futbollistin më “të pistë” të historisë!
March 24
17:46 2016

Kolumbiani Gerardo Bedoya mban rekordin botëror për numrin më të madh të kartonave të kuq të marrë gjatë karrierës së tij si futbollist.
Por, sikur të mos mjaftonte kjo, ai nuk mund të rrinte pa i treguar “aftësitë” edhe në debutimin si trajner, duke dalë jashtë fushe me kartonin e kuq vetëm 21 minuta pasi kishte filluar ndeshja!

Bedoya, ish-mbrojtës i cili mund të përshtatej edhe si mesfushor, është përjashtuar nga fusha e blertë gjithsej 45 herë përgjatë karrierës si futbollist, pjesën më të madhe të së cilës e kaloi në ligat e Amerikës Jugore.

Pasi mori drejtimin e grupit të të rinjve të skuadrës Santa Fe, në rolin e trajnerit, kolumbiani që në ndeshjen e parë u fut në konflikt me arbitrat e ndeshjes. Duke mos rënë dakord për golin e barazimit të skuadrës kundërshtare, ai protestoi drejt anësorit për minuta me radhë, gjest që e detyroi arbitrin kryesor ta nxirrte nga fusha e lojës në minutën e 21-të.

Kujtojmë se Gerardo Bedoya, fitues i “Copa America 2001”, dhe i Premier Ligës Argjentinase në të njëjtin vit,  ka marrë dënimin më të madh prej 15 ndeshjesh mungesë, pasi goditi me qëllim me bërryl dhe me shkelm në kokë kundërshtarin Jhonny Ramirez të ekipit Millionarios.

Komento
Shperndaje