Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një surprizë nga Kombëtarja për 60-vjetorin e De Biasit

Një surprizë nga Kombëtarja për 60-vjetorin e De Biasit
June 17
10:14 2016

Ditëlindja e trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi, nuk ka kaluar pa marrë edhe vëmendjen e ekipit kombëtar që ndodhet aktualisht në Francë për Kampionatin Europian. Përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit së bashku me lojtarët, kanë gjetur një çast të përshtatshëm për ta kapur në befasi trajnerin, duke hyrë të gjithë bashkë me një tortë të madhe që mban në qendër flamurin shqiptar dhe sigurisht qirinjtë me numrin 60.

De Biasi duket se është emocionuar pa masë nga surpriza dhe nuk ka nguruar të shprehë disa ndjesi të tijat edhe në lidhje me dy ndeshjet e kaluara: me Zvicrën dhe Francën. “Dua t’ju them se jam me të vërtetë shumë i lumtur për mënyrën se si u përballëm në këto dy ndeshje. Shpesh në jetë futbolli nuk të jep atë që meriton sepse në të dyja ndeshjet mendoj se meritonit një rezultat krejt ndryshe nga ai që morët. Ndihem krenar që jam trajneri juaj, që ju zgjodha dhe që jam këtu me ju. Dua të jem krenar edhe ditën e diel, ku pavarësisht rezultatit duhet të futemi në fushë e t’u tregojmë të tjerëve se nuk jemi inferiorë ndaj askujt…”, – ka përfunduar De Biasi.

Pas tij, fjalën e ka marrë kapiteni Lorik Cana dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, të cilët uruan De Bias-in duke shprehur falënderime për të dhe mënyrën se si ai e ka organizuar e udhëhequr skuadrën deri në fazën e grupeve të Euro 2016.

Komento
Shperndaje