Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një shaka për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic gjatë përballjes me Leicester City

September 24
16:31 2016

Sulmuesit të Manchester United, 34-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, i është rezervuar një shaka gjatë përballjes së United me Leicester City. Një person që pretendon se ngjan me futbollistin Ibrahimovic, i veshur i tëri me të zeza, ka arritur të shfrytëzojë një moment dhe të shmangë stafin e sigurisë së Old Trafford për t’u përshëndetur me “sozinë” e tij.

Zlatan Ibrahimovic reagoi plot humor dhe shkëmbeu disa fjalë me të panjohurin, i cili veç të tjerash kishte të njëjtin model flokësh si ish-lojtari i PSG-së. Menjëherë pas kësaj ndodhie të papritur që ka shkaktuar të qeshura në fushë, stafi i sigurisë ndërhyri duke larguar personin me pamje të ngjashme me sulmuesin Ibrahimovic.

Lojtarët e Manchester United fituan 4-1 në përballjen me Leicester City.

Veterani 34-vjeçar ka shënuar katër gola gjatë këtij sezoni në Premiera Ligë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje