Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nico Rosberg, kampion bote i Formula 1

Nico Rosberg, kampion bote i Formula 1
November 27
16:10 2016

Gjermani Nico Rosberg është kampioni i Formula 1 për këtë sezon.

Ai ka arritur të triumfojë pas 21 garave të këtij viti, duke realizuar kështu ëndrrën e tij të ndjekur prej disa vitesh garim në Formula 1.

Rosberg arriti të mundë shokun e tij të skuadrës së Mercedes Benz, britanikun Lewis Hamilton, i cili megjithëse fitoi garën e fundit në Abu Dhabi, nuk arriti dot t’i rrëmbejë Rosberg kreun e klasifikimit të përgjithshëm.

Do të duhej që Rosberg të kapte një nga 3 vendet e para në këtë garë për t’u shpallur kampion e ai ia arriti qëllimit.

“Jam si në ëndërr, nga e cila nuk dua të zgjohem. E kam ndjekur prej shumë sezonesh këtë dhe më në fund ia arrita qëllimit. Dua të falënderoj edhe Lewis, shokun e skuadrës, për gjithë sezonin spektakolar dhe uroj t’i vazhdojmë garat e bukura edhe për sezonin e ardhshëm”,- tha Rosberg.

Ky ka qenë një ndër sezonet më të diskutuara të Formula 1 për shkak të vendosjes së rregullit të gomave të njëjta për të gjitha makinat. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje