Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nice – Të gjithë të dashuruar pas Balo-s. 10 fanella të shitura çdo orë…

Nice – Të gjithë të dashuruar pas Balo-s. 10 fanella të shitura çdo orë…
November 04
17:57 2016

Ka rezultuar një dashuri me shikim të parë ajo mes Mario Balotelli-t dhe Nice-s.

Renditja “e pazakontë” e skuadrës në krye të Ligue 1 me 6 pikë diferencë nga Monaco e Paris Saint Germain sigurisht që është meritë edhe e sulmuesit italian, i cili ka shënuar 7 gola deri tani, me paraqitje të mira.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ardhja e Balotelli-t ka sjellë një bum të ardhurash për skuadrën, pasi shitja e fanellave të tij është gjithnjë në rritje.

Të dhënat e fundit flasin për një mesatare prej 10 fanellash të shitura në orë. Ndër të tjera, prania e Supermarios ka ndikuar në rritjen e numrit të tifozëve në shkallët e stadiumit, si dhe në numrin e të abonuarve, të cilët nga 10 mijë janë bërë 12 mijë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje