Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nice – Balotelli falënderon shokët për mikpritjen. Shpenzon 15 mijë euro për dhurata…

Nice – Balotelli falënderon shokët për mikpritjen. Shpenzon 15 mijë euro për dhurata…
September 10
12:33 2016

Ka filluar “Balo-Mania” në Nice!

Entuziazmi këtë herë nuk ka prekur vetëm tifozët e skuadrës, të cilët shpresojnë ta shohin të luajë kundër Marseille-s, por edhe shokët e tij të skuadrës.

Pavarësisht reputacionit të tij si “djalë i keq”, Balo po përpiqet të fitojë menjëherë zemrat e të gjithëve. Për t’i falënderuar shokët për mikpritjen, italiani u ka blerë atyre veshje dhe aksesorë, duke shpenzuar rreth 15 mijë euro.

Ditë të lumtura këto për sulmuesin, i cili është parë duke buzëqeshur, duke firmosur autografe e duke bërë “selfie”, por fati i tij do të shkruhet në momentin që do të zbresë në fushën e lojës.

“Mario është mirë, por ka kohë pa luajtur dhe duhet të gjejë formën optimale. Le t’i japim kohë”, – është shprehur trajneri i Nice-s. /Blitz.al/

Shperndaje