Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngec rinovimi i Messit me Barcelonën, Manchester City ofron 1 milion euro në javë (foto)

Ngec rinovimi i Messit me Barcelonën, Manchester City ofron 1 milion euro në javë (foto)
April 01
13:38 2016

Manchester City mban shpresat e nënshkrimit me Lionel Messin, yllin e futbollit botëror, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, pas negociatave të ndërprera të rinovimit me Barçën. Kështu njofton tabloidi britanik, “The Sun”, në numrin e sotëm. Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë Leo Messit 800.000 paundë ose 1 milionë euro në javë, për ta joshur sulmuesin argjentinas. Klubi anglez, që do të drejtohet nga Pep Guardiola prej verës së këtij viti, dëshiron që Leo Messi të jetë lideri i projektit të Pep në Premier League.
Presidenti i klubit katalanas, Josep Bartomeu, e ka paralajmëruar babain-menaxher të lojtarit se nuk mund t’i përballojnë kushtet që janë duke kërkuar për rinovim. Manchester City ua ka bërë të qartë përfaqësuesve të Messit se është gati në çdo kohë të takohen, me dëshirën e tyre, për një marrëveshje pesëvjeçare”, – shkruan “The Sun”. Aktualisht, Lionel Messi është i përqendruar te “El Classicon” e nesërme, për të arritur golin e tij të 500-të si lojtar profesionist.

Komento
Shperndaje