Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga Spanja insistojnë: Dybala kërkon të transferohet në Spanjë

Nga Spanja insistojnë: Dybala kërkon të transferohet në Spanjë
January 31
17:33 2017

Sërish Dybala!

Emri i argjentinasit është në mendjen e të gjithëve, si për sa i përket rinovimit të kontratës me Juventusin, ashtu edhe për mosshtrëngimin e dorës me trajnerin Allegri në ndeshjen e fundit. E ndërkohë që gjesti aspak i hijshëm i tij vazhdon të jetë objekt diskutimi në media, menjëherë kanë lindur zërat për të ardhmen e tij larg Torinos.

Nga Spanja tashmë shprehen se Dybala dëshiron të transferohet në La Liga që në muajin qershor.

Sipas asaj që raporton radio “Cope”, ai kërkon Real Madrid-in, edhe për arsye se presidenti Florentino Perez dëshiron t’i dhurojë skuadrës së tij një futbollist të madh.

Ndërkohë, problem është dhe fakti se Messi e dëshiron bashkëkombësin e tij të luajë në Barcelonë.   

Kështu pra, një duel titanësh që mund ta vendosë Juventus-in shumë në vështirësi, deri në momentin që ende nuk do të ketë një firmë zyrtare në rinovimin e kontratës. /Blitz.al/

Shperndaje