Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga kanceri te medalja e artë. Përralla e kthyer në realitet!

Nga kanceri te medalja e artë. Përralla e kthyer në realitet!
November 08
11:55 2016

Përralla e kthyer në realitet Në kushtet kur bota është kthyer në materiliste e pangopur, histori të tilla të mbushin me shprese e mirësi se njeriu është kryesisht i mirë e i fortë. E rrallë është historia e argjentinasit Santiago Lange, i cili në moshen 53 vjecare bëri kthesën më të madhe në historinë e jetës së tij.
Nga lufta me kancerin në kampion olimpik në kanotazh në Lojërat Olimpike në Brazil 2016. Një vit më parë, në 2015, Lange u diagnostikua me kancer në veshkë, dhe u detyrua t’i nënshtrohej operacionit nga i cili i hoqën 80% të njërës veshkë. Në këto kushte, të gjithë menduan se 6-herë pjesëmarrësi në lojërat olimpike do të tërhiqej përfundimisht nga sporti i tij, kanotazhi. Por jo. Ai i surprizoi të gjithë e filloi një regjim të fortë aktiviteti fizik, duke vrapuar, ecur me biçikletë e bërë gara me kanoe bashkë me partneren e kanotazhit. Një vit më pas, në Lojërat Olimpike ai arriti të surpizonte gjithkënd, duke u shpallur kampion olimpik në garën ku mori pjesë.
“Ishtë një ëndërr për mua”,- rrëfen Lange për CNN, duke shtuar me të qeshur: ” Mund të jem argjentinasi i parë i duartrokitur aq shumë në Brazil”,- referuar rivalitetit të madh mes dy kombeve latine. Sot Lange vijon kanotazhin. Kryesisht në Barcelona të Spanjës ku jeton më tepër. Histori si të tijat na tregojnë edhe njëherë se njeriu është i aftë të bëjë çudira në varësi të kushteve ku ndodhet, kur ka dëshirën e vullnetin pozitiv për të ecur para. /Blitz.al/
a2

Komento
Shperndaje