Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Neymar mund të kalonte te PSG, por kërkesa e çmendur e tij u ndryshoi mendjen francezëve…

Neymar mund të kalonte te PSG, por kërkesa e çmendur e tij u ndryshoi mendjen francezëve…
October 25
16:11 2016

“L’Equipe” zbulon prapaskenat e bisedimeve të fshehta mes Neymar dhe ekipit të Paris Saint Germain.

Sipas të famshmes sportive, gjatë merkatos së verës kampionët e Francës ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 190 milionë eurosh të sulmuesit të Barcelonës, por bisedimet u ftohën në momentin që futbollisti bëri të ditur kërkesat e tij “të çmendura”.

Jo vetëm paga prej 40 milionë eurosh, por edhe një shifër prej rreth 45 milionësh për të mbuluar gjobën në Brazil e bënë PSG-në të tërhiqej.

Kujtojmë se Neymar në muajin mars mori një gjobë prej rreth 45 milionë eurosh nga Gjykata e Rio de Janeiro-s, me akuzën e mosdeklarimit të shumave të përfituara nga Santos, Barcelona dhe Nike në periudhën 2011-2013.

Bisedimet ishin në fazë të avancuar pavarësisht shifrave marramendëse, por duket se kërkesa e Neymar për gjobën i është dukur e tepërt presidentit Nasser al-Khelaifi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje