Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nesër rikthehet magjia e Champions League. Barcelona – Atletico dhe Bayern – Benfica (foto)

Nesër rikthehet magjia e Champions League. Barcelona – Atletico dhe Bayern – Benfica (foto)
April 04
19:19 2016

Nesër në mbrëmje rikthehet magjia e Champions League me dy sfidat e para çerekfinale: skuadra blaugrane e Barcelonës, pas humbjes të “El Clasico”, do të presë në shtëpi djemtë e Diego Simeones, në një sfidë që pritet të jetë e fortë për të dyja ekipet. Ndeshja tjetër është ajo mes Bayernit të Mynihut dhe Benfikës, ku bavarezët janë dukshëm favoritë.
Trajneri i Atleticos së Madridit, Simeone, është shprehur se vetëm fitorja është e mirë për skuadrën e tij. Ai gjithashtu foli edhe për humbjen e Barcelonës në “El Clasico”, që sipas tij nuk do të ndikojë në sfidën e nesërme.
Nga ana tjetër, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është shprehur se përballjet ndaj Atleticos do të jenë shumë të vështira, por ka besim te lojtarët e tij që do të kalojnë në fazën tjetër.

Ndërkohë, për sa i përket sfidës tjetër, asaj midis Bayernit dhe Benfikës, trajneri i Bayernit Pep Guardiola është shprehur se Benfika ka një nga mbrojtjet më të mira në botë, kështu që ka për të qenë një sfidë shumë interesante. “Ne kemi dy ndeshje në dispozicion për të arritur gjysmëfinalet e do të përqendrohemi te loja jonë”,- tha ai.

 

Shperndaje