Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse Martial shënon edhe 2 gola, M. Utd humb 10 milionë euro…

Nëse Martial shënon edhe 2 gola, M. Utd humb 10 milionë euro…
January 09
17:22 2017

Futbollisti Anthony Martial është vetëm 2 gola larg shumës prej 10 milionë eurosh, të cilat ekipi i tij, Manchester United, është i detyruar t’i paguajë Monaco-s.

Bazuar në klauzolën e përfshirë në kontratën e transferimit të francezit te “Djajtë e kuq”, në momentin që sulmuesi do të arrijë shifrën e 25 golave, klubi i tij duhet t’i paguajë para shtesë skuadrës nga e cila u ble.

21-vjeçari, i cili u transferua në Angli në verën e vitit 2015, la menjëherë shenjë pozitive duke shënuar 17 gola në sezonin e parë, gjë që bëri shumë ndjekës të futbollit ta krahasonin me një legjendë si Thierry Henry.

Javën që lamë pas, Martial shënoi golin e 6-të të këtij sezoni ndaj skuadrës së Reading në FA Cup, duke iu afruar kështu një numri vërtet domethënës golash për karrierën e tij.

Përveç 10 milionshit të parë, ka edhe 2 mundësi të tjera që do ta çonin shifrën e transferimit të sulmuesit në 90 milionë euro.

Fillimisht, nëse Martial arrin 25 prezenca me kombëtaren, “Djajtë e kuq” do të paguajnë 10 milionë të tjera si dhe një shumë të ngjashme nëse sulmuesi renditet në 3-shen më të mirë të votimeve për Topin e Artë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje