Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Neptun Bajko akuza De Biazit: “Shite ndeshjen me Francën në Europian”

Neptun Bajko akuza De Biazit: “Shite ndeshjen me Francën në Europian”
November 14
00:09 2016

Në emisionin Procesi Sportiv, ish trajneri i kombëtares ka lëshuar akuza të forta ndaj Gianni De Biazit, dhe ndryshimeve të tij në formacionin e kombëtares në ndeshjen përballë Izraelit duke i cilësuar ndërrimet në këtë takim si amatoreske.

Gjithashtu Bajko ka risjellë në vëmendje ndeshjen përballë Francës në Europian të cilën Shqipëria e humbi me rezultatin 2-0.

“Cili është ai trajner që zëvendëson në fund Xhimshitin me Veselin, kur ndeshja ishte duke shkuar barazim? Kjo është shitje. Shitje. Shitje e vlerave dhe parimeve të futbollit”, tha Bajko

Pas ndeshjes me Izraelin, De Biazi është vënë nën syrin e ciklonit të akuzave mbi situatën ku ndodhet kombëtarja, ndërrimet që u bëne gjatë ndeshjes, dhe marrjen me lehtësi të takimeve për kualifikatoret e Botërorit 2018. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje