Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nelson Dida: Dua të bëhem trajner i Milanit

Nelson Dida: Dua të bëhem trajner i Milanit
April 24
22:16 2016

Ish-portieri i skuadrës së Milanit, Nelson Dida, po mendon seriozisht të ndërmarrë rrugën e karrierës si trajner.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”:

“Në këtë moment jam duke ndjekur kursin e trajnerëve në Teresopolis, kurse vitin që vjen do të shkoj në Coverciano. Në fakt, më duhet ende të kuptoj nëse kjo është vërtet ajo që dua të bëj në të ardhmen, duke qenë se është e vetmja mënyrë që unë të mbetem në kontakt direkt me botën e futbollit”, – shprehet ai.

E pas këtij lajmi sigurisht që nuk mund të lihet pa përmendur ish-skuadra e tij, me të cilën arriti të fitonte 1 herë kampionatin italian, 2 herë trofeun e Champions League në sezonet 2002-2003, 2006-2007, 1 herë Superkupën e Europës në 2007-n dhe shumë trofe të tjerë.

“Jam i vetëdijshëm që nuk bëhet fjalë për një punë të lehtë, por mund të them që gjatë karrierës sime kam pasur mësues shumë të mirë. Mbi të gjithë përmend Carlo Ancelottin.
Në momentin që do ta ndaj mendjen të bëj trajnerin do më pëlqente shumë të drejtoja në Itali, sigurisht tek ekipi i Milanit”, – rrëfen gjiganti brazilian.

Komento
Etiketimet
Shperndaje