Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në Francë janë të sigurt: drejtues të Interit kanë takuar agjentin e Verratti-t

Në Francë janë të sigurt: drejtues të Interit kanë takuar agjentin e Verratti-t
October 30
15:16 2016

Sipas “Le Parisien”, drejtues të Interit kanë takuar agjentin e mesfushorit Marco Verratti, Donato Di Campli.

Bazuar në lajmin e bujshëm të raportuar nga e famshmja franceze, agjenti i mesfushorit të Paris Saint Germain i mban të hapura dyert e një largimi të mundshëm të lojtarit të tij nga Parisi, pavarësisht se pak ditë më parë shprehu të kundërtën.

Në gjurmët e italianit janë Real Madrid, Manchester United, Juventus dhe Bayern Munchen. Mes këtyre emrave të mëdhenj të futbollit europian futet dhe Interi i kinezëve, i cili është i gatshëm të hedhë hapat e parë të rëndësishëm.

Oferta e parë e paraqitur në tavolinë ka qenë prej 6 milionë eurosh, po e njëjta që lojtari përfiton në Paris. Madje, Suning nuk i trembet as kostos së blerjes: 40-50 milionë.

 Pavarësisht vendosmërisë së kampit interist, konkurrenca mbetet shumë e fortë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje