Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndeshja Skënderbeu-Young Boys sjell risi në teknologjinë e “Elbasan Arena”

September 28
19:42 2017

Sot në orën 21:05 do të luhet ndeshja për fazën e grupeve të Europa League mes Skënderbeut dhe Young Boys.

Kjo arritje e Skënderbeut vjen bashkë me instalimit të teknologjive moderne që po ndihmojnë aktualisht futbollin.

Në ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena” UEFA do të përdorë teknologjinë e vijës së portës. Ky është një kusht i domosdoshëm i miratuar sezonin e kaluar që çdo impiant duhet ta ketë të instaluar.

Gjithashtu në komunikatën, shpërndarë për mediat, policia njofton se do të angazhohen 315 punononjës të uniformave blu, për të siguruar zhvillimin normal të kësaj ndeshje.

Sipas policisë së Elbasanit, ditën e enjte do të bllokohen disa akse rrugore dhe do të ndalohet parkimi në kryqëzimin e bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek kryqëzimi i “Tapeteve”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje