Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë keçisti amerikan Josh Samman

Ndërron jetë keçisti amerikan Josh Samman
October 06
10:32 2016

Keçisti amerikan Josh Samman ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare në Florida. Prej më pak se një javë, sportisti ishte në gjendje kome. Samman u gjet pa ndjenja në banesën e tij të enjten e kaluar. Fillimisht u mendua se shkaku kryesor i gjendjes ishte një mbidozë e mundshme droge, mirëpo u vërtetua se në sistemin imunitar të keçistit nuk u gjet përmbajtje heroine.

Samman më herët është kuruar për abuzimin ndaj substancave narkotike. Mamaja e tij ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se ai mund të ketë rënë në gjendje kome për shkak të mbidozës.

“Pavarësisht asaj që thuhet në trupin e Josh nuk është gjetur përmbajtje heroine. Arsyeja pse unë po e bëj këtë deklaratë është se Josh ka prekur shumë jetë, është burim frymëzimi për shumë të rinj dhe nuk dua që njerëzit ta humbasin besimin tek ai për shkak të gënjeshtrave”,- është shprehur nëna e keçistit. Samman u bë pjesë e  UFC (Kampionati i Ndeshjeve) në vitin 2013. Ai fitoi tri ndeshjet e tij të para me sukses duke çuar në shtëpi shumë kupa.  Samman do të përballej me kundërshtarin e tij Oluwale Bamgbose  në 9 dhjetor në New York./Blitz.al/

Shperndaje