Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muhammad Ali do t’i “rikthehet” vendlindjes

Muhammad Ali do t’i “rikthehet” vendlindjes
June 05
12:21 2016

Boksieri legjendar do të varroset ditën e premte në vendlindjen e tij, Lousville, Kentucky. Familjarët e tij kanë bërë me dije se funerali do të jetë i hapur, ndaj kushdo që do t’i shprehë lamtumirën është i lirë të jetë i pranishëm.

Mësohet se në funeralin e kampionit do të marrin pjesë, ndër të tjerë, ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, komediani Billy Crystal dhe gazetari sportiv Bryant Gumbel, të cilët pritet të mbajnë fjalime. Ndërsa ceremonia private e familjes do të zhvillohet ditën e enjte.

Tri herë kampion bote, një ndër figurat më të mëdha të botës sportive, boksieri legjendar Muhammad Ali ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare në Phoenix, Arizona. Zëdhënësi i familjes, Bob Gunnell, tha se ai ishte një qytetar i botës, i dashur për njerëzit, jo vetëm ata të botës së sportit.

Komento