Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mourinho: Nuk kam nënshkruar kontratë me Manchester United

Mourinho: Nuk kam nënshkruar kontratë me Manchester United
April 10
08:19 2016

Ish-menaxheri i Chelseas, portugezi Jose Mourinho, ka mohuar nënshkrimin e një kontrate me Manchester United. Ai këmbëngul se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me gjigantin anglez, për të marrë përsipër menaxhimin e klubit në sezonin e ardhshëm sportiv.

U raportua gjerësisht për nënshkrimin e një parakontrate me Manchester United, por ish-trajneri i Chelseas, ka hedhur poshtë këto raportime.

“Van Gaal është miku im, me të cilin kam punuar për disa vjet. Unë jam gjithë kohës i angazhuar dhe do të kem një punë edhe gjatë verës, por në këtë moment ju siguroj se nuk kam nënshkruar kontratë me asnjë klub”, – ka thënë trajneri portugez për “Sky Sports”.

Komento