Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mourinho në krye të Manchester United! Marrëveshja në prag zyrtarizimi

Mourinho në krye të Manchester United! Marrëveshja në prag zyrtarizimi
April 24
16:35 2016

Jose Mourinho ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Manchester United për të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga sezoni tjetër. Të paktën kështu thonë raportimet që vijnë nga mediat portugeze.

Sipas të përditshmes “Jornal de Noticias”, Mourinho do të jetë në krye të “Djajve të kuq” pas muajve të vazhdueshëm presioni mbi trajnerin aktual, Louis Van Gaal.

Përflitet se ish-trajneri i Chelsea-t, Realit të Madridit dhe Interit do të ketë menjëherë në dispozicion një shumë marramendëse prej 300 milionë paundësh për të shpenzuar në merkato.

Mesa duket, as fitorja e mundshme e FA Cup nuk do ta shpëtojë sezonin dhe punën e bërë nga Van Gaal këtë sezon që po shkon drejt mbylljes.
Holandezit i mbetet ende një vit nga përfundimi i kontratës aktuale, por sipas tij rinovimi i saj është vetëm në dorën e drejtuesve të klubit.

Pas muajve të tërë spekulimesh, mbërritja e Mourinhos në stolin e Manchester United duket se do të vërtetohet përfundimisht. A do t’ia arrijë ai të jetë një pasardhës i denjë i Sir Alex Fergusson? Le të presim…