Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mourinho i zhgënjyer, por Maradona di si t’ia ngrejë moralin

Mourinho i zhgënjyer, por Maradona di si t’ia ngrejë moralin
November 20
10:02 2016

Barazimi me rezultatin 1 me 1 në supersfidën e djeshme përballë Arsenal nuk e ka kënaqur aspak trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.

Ai është shprehur se në fakt kanë humbur 2 pikë për arsye se skuadra e tij meritonte më shumë duke u bazuar në paraqitjen në fushën e lojës.

Gjithsesi, pavarësisht zhgënjimit, portugezi ka marrë një telefonatë pas ndeshjes, e cila i ka ngritur moralin.

“Pas një paraqitjeje shumë të mirë, por një rezultati të keq, mora një telefonatë nga mbreti Diego. Faleminderit mik! Me ty, me familjen time, me të tjerë miq, me lojtarët e mi dhe mbështetësit e Manchester-it, të hënën do të jem sërish gati!” – shprehet Mourinho në një postim të tij në Instagram, pas telefonatës inkurajuese të marrë nga legjenda Diego Armando Maradona.

Nuk dihet se çfarë i ka thënë argjentinasi, ama duket se “The Special One” është karikuar për ndeshjet e radhës.

Për momentin, Manchester United renditet në vend të 6-të në Premier League, 8 pikë larg nga vendi i parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje