Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mourinho dhe efekti i tij domino: Blanc, Zidane, Allegri e Mançini, pjesë e lojës

Mourinho dhe efekti i tij domino: Blanc, Zidane, Allegri e Mançini, pjesë e lojës
April 16
10:43 2016

E kujt mund t’i kishte shkuar në mendje se një skuadër do t’i thoshte ‘jo” Jose Mourinhos?
Drejtues të Manchester United kanë vlerësuar se është më mirë që në sezonin e ardhshëm të jetë legjenda Ryan Giggs ai që duhet të marrë drejtimin e skuadrës, për të rikthyer ekipin në vendet që i takon.
Janë ende zëra të pakonfirmuar, ama duket se rruga e “The Special One” drejt qytetit të Manchester-it ndërpritet këtu…

Interesant është fakti se lëvizjet e Mourinhos shkaktojnë një efekt domino në shumë nga pankinat e ekipeve më në zë të Europës.

Për portugezin flitet për Paris Saint Germain ose për një rikthim të bujshëm te Reali i Madridit, lajm që forcohet pasi Zinedine Zidane nuk ka marrë ende konfirmim nga ekipi mbretëror për të rinovuar kontratën.

Në një situatë të ngjashme është edhe Laurent Blanc, i cili pasi nuk arriti të kualifikonte skuadrën e tij në fazën gjysmëfinale të Champions League, është në pritje të hapit që do të hedhë shoqëria parisiane.

“Efekti Mourinho” në fakt ngre shumë pikëpyetje të tjera. Edhe emri i Massimiliano Allegrit është lidhur shpesh kohët e fundit me  stolin e Real Madrid dhe atë të PSG-së, pa harruar këtu kontratën që italiani ka me Juventusin deri në vitin 2017.

Po kështu edhe Roberto Mançini, i cili ndodhet në një moment të vështirë tek Interi, ka pasur kontakte për të arritur të drejtojë ekipin kampion të Francës duke filluar nga viti i ardhshëm!