Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moto GP – Vale Rossi, “mbret” i Spanjës

Moto GP – Vale Rossi, “mbret” i Spanjës
April 24
18:29 2016

“U kënaqa jashtëzakonisht shumë duke qëndruar mes tyre në podium”, – këto kanë qenë fjalët e para të italianit Valentino Rossi pas garës për Çmimin e Madh të Spanjës.

“Pole Position”, fitore e garës dhe xhiroja më e shpejtë – një triumf i kërkuar dhe i merituar shumë ky nga Rossi në Jerez.
Një fitore kjo që shijon dyfish kur mendon se është arritur në shtëpinë e rivalëve të tu më të mëdhenj, Jorge Lorenzo dhe Marc Marquez, të cilët u renditën respektivisht në vend të dytë (+2.386 sekonda) dhe të tretë (+7.087 sekonda).
Në vend të katërt u rendit Dani Pedrosa e pas tij me radhë Aleix Espargaro’, Vinales, Andrea Iannone…

Kjo ishte fitorja e 113-të në total në karrierën e Rossi-t, e cila e rendit “Doktorin” në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të këtij sezoni me 58 pikë, 17 më pak se Lorenzo i vendit të dytë dhe 24 pikë më pak se Marquez në krye të klasifikimit.

Gara e ardhshme pritet të zhvillohet pas dy javësh në Le Mans, Francë!

Rossi ok

Komento