Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moto GP – Sa paguhen pilotët më të mirë? Ja shifrat marramendëse…

Moto GP – Sa paguhen pilotët më të mirë? Ja shifrat marramendëse…
November 07
19:18 2016

Pavarësisht se titulli botëror i mungon prej 7 vitesh, është gjithnjë Valentino Rossi personazhi më karizmatik dhe ai që ka ndryshuar ekuilibrat e këtij sporti, të garave “të çmendura” dhe të mënyrës së komunikimit.

Ai sot përfiton 6.5 milionë euro në sezon nga Yamaha, që nuk është paga më e lartë në Moto GP, por falë sponsorëve dhe të drejtave televizive vazhdon të jetë ai që fiton më shumë.

90 milionë euro përfitime në sezon janë marramendëse për këdo që i dëgjon.

Pas tij, falë edhe një kontrate të ofruar nga Ducati, renditet spanjolli Jorge Lorenzo, i ndjekur nga bashkëkombësi i tij kampion bote,  Marc Marquez.

Më poshtë keni listën e pilotëve më të paguar të Moto GP:

Lorenzo: 12.5 milionë euro

Marquez: 9 milionë euro

Rossi: 6,5 milionë euro

Pedrosa: 2,5 milionë euro

Dovizioso: 1,5 milionë euro

Iannone: 1,5 milionë euro

Viñales: 1,5 milionë euro

Espargarò: 1 milion euro

Crutchloë: 800.000 euro

Espargarò: 750.000 euro

Smith: 500.000 euro

Bautista: 500.000 euro

Bradl: 300.000 euro

Petrucci: 150.000 euro

Redding: 150.000 euro

Komento
Shperndaje