Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moratti mendon të rikthehet në krye të Interit?

Moratti mendon të rikthehet në krye të Interit?
September 30
16:24 2016

Flitet se ditët e fundit, grupi drejtues Suning i ekipit të Interit i ka kërkuar ish-numrit 1 Massimo Moratti që të rikthehet në detyrën e tij të presidentit!

Për mikrofonin e “Premium Sport”, rreth kësaj çështjeje Moratti është përgjigjur:

“Po, ma kanë kërkuar. Të jesh president është një nder, por nuk e di çfarë përgjigjeje do të jap. Kam nostalgji për njerëzit, për tifozët!” – tha ai.

Është një po, jo apo ndoshta? Kjo gjë është ende e paqartë, përballë faktit se Interit sot i nevojitet një drejtues prezent në çdo moment.

“Erick Thohir tentoi të bënte blerje pavarësisht vështirësive që erdhën nga drejtimi i një loje më të madhe seç e kishte menduar. Me kinezët ndihem i sigurt pasi dëshira e tyre për të punuar është e madhe”, – shtoi Moratti, duke thënë gjithashtu se vendimi i drejtuesve të rinj për të mos i bërë presion trajnerit De Boer pas rezultateve të fundit negative ishte ai i duhuri. /Blitz.al/

Shperndaje