Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MLS – Shkëlzen Gashi shpallet “Futbollisti i vitit”

MLS – Shkëlzen Gashi shpallet “Futbollisti i vitit”
October 24
18:17 2016

Pas një fillimi të vështirë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka arritur të hyjë në zemrat e tifozerisë amerikane të skuadrës së tij Colorado Rapids.

Performanca e sulmuesit shqiptar është vlerësuar me çmimin “Futbollisti i vitit” nga tifozeria e skuadrës së tij.

“Çfarë sezoni i pabesueshëm! Ne, si skuadër, arritëm rekorde pas rekordi dhe tani ky çmim special i tifozëve për mua. “Futbollisti i vitit! Shumë faleminderit! Një nder i madh për mua”, – shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook krahas fotos ku mban kupën në duar.

Një arritje kjo për sulmuesin e Kombëtares sonë i cili i shtohet listës së futbollistëve kuqezi që po tregojnë aftësitë e tyre në kampionatet e europiane dhe përtej. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje