Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Misteri në “Rio 2016”, pishina ndërron ngjyrë gjatë natës

Misteri në “Rio 2016”, pishina ndërron ngjyrë gjatë natës
August 10
12:47 2016

Çfarë ka ndodhur gjatë natës në pishinën e Lojërave Olimpike?

Uji në njërën prej pishinave në Olimpiadën e Rios është kthyer në ngjyrë të gjelbër të martën dhe askush nuk ka arritur të shpjegojë ndryshimin e ngjyrës.

Mëngjesin e së hënës, pishina ka qenë e pastër dhe blu në ngjyrë, gati për t’u shfrytëzuar nga sportistët, mirëpo të nesërmen pishina ka marrë një ngjyrë të errët të gjelbër. Ajo që e bën të bjerë edhe më shumë në sy është se pishina ngjitur me të ka mbetur blu në ngjyrë.

“Nuk e di pse kjo është e gjelbër”,- ka thënë zhytësja amerikane Jessica Parratto.

Zyrtarët olimpikë në Rio e kanë siguruar publikun se uji i gjelbër nuk përbën rrezik pas testeve që u zhvilluan. Mendohet se shkaku kryesor të jetë dëmtimi i filtrave apo cilësia e keqe e ujit. Dikush ka pohuar se bëhet fjalë për rastin kur pishina vihet në kontakt me bakrin e oksiduar. Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se do të hetojnë më thellë për të zbuluar shkakun e ujit të gjelbër./Blitz.al/

Shperndaje