Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miroslav Klose tërhiqet nga futbolli

Miroslav Klose tërhiqet nga futbolli
November 01
16:32 2016

Miroslav Klose, ish-sulmuesi i Kombëtares Gjermane të Futbollit, Lazios, Bayern Munich e Werder Bremen, ka bërë me dije tërheqjen nga futbolli.

Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga Federata Gjermane e Futbollit në faqen e saj në internet, ku gjithashtu thuhet se Miro do të vijojë karrierën e tij pranë kësaj federate, si edhe do të nisë kursin për trajner. Klose është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Gjermaninë, me 71 gola të realizuar përgjatë karrierës së tij. Ai është një nga sulmuesit më të spikatur të pasviteve 2000, i dalluar si një “vrasës” i vërtetë para portës kundërshtare.

Kudo ku ka luajtur, ai ka fituar simpatinë e tifozëve të ekipeve të tij apo edhe atyre kundërshtarë, brenda edhe jashtë fushe. Për t’u përmendur është një situatë me Lazion, ku Klose shënoi me dorë dhe arbitri e quajti gol, por Klose ia bëri me shenjë se ishte prekje topi me dorë dhe goli u anulua.

Praktikisht në nivel klubesh dhe kombëtareje, Klose ka fituar gjithçka e sigurisht që do të mbahet mend si një nga sulmuesit më të mirë që ka njohur bota e futbollit. Sportdashësve të vërtetë të këtij sporti me siguri do t’u mungojë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje