Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mino Raiola tremb Milan-in: Kërkon 10 milionë € pagë për Donnaruma-n

Mino Raiola tremb Milan-in: Kërkon 10 milionë € pagë për Donnaruma-n
January 23
14:13 2017

Të gjithë te Milan mezi po presin rinovimin e portierit të talentuar Gigio Donnaruma, ama gjërat duken të komplikuara.

Sipas “The Sun”, agjenti i portierit të ri, Mino Raiola, është gati për të prezantuar te drejtuesit e kuqezinjve një rinovim kontrate me kërkesa “të çmendura”, dukshëm shumë larg parametrave të Milan-it aktual: 190 mijë euro në javë, pra thuajse 10 milionë në vit!

Shifra këto që, nëse rezultojnë të vërteta, e vënë shumë në vështirësi shoqërinë kuqezi, si dhe pronarët e rinj kinezë.

Deri sot nuk ka asnjë dyshim që Milan nuk dëshiron të lëshojë një yll në ngritje si Donnaruma: i ri në moshë, i talentuar dhe i konsideruar nga shumë ekspertë anembanë botës si një ndër portierët më të mirë në qarkullim, por të gjitha këto përkthehen në një kontratë bindëse.

Jemi mësuar tashmë të surprizohemi nga një menaxher si Raiola me lëvizjet e tij e kjo gjë i shton akoma më shumë dyshimet për të ardhmen e portierit italian. /Blitz.al/  

Komento
Shperndaje