Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mino Raiola provokon: Për fat të keq, Balotelli u rrit në një qytet racist si Brescia

Mino Raiola provokon: Për fat të keq, Balotelli u rrit në një qytet racist si Brescia
October 01
09:45 2016

Sa herë që agjenti Mino Raiola shfaqet në media për të komentuar transferimet e lojtarëve që ka në patronazh, lëshon edhe ndonjë provokim apo ndonjë frazë që ngjall debat.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Il Giornale” në Itali, ndër të tjera Raiola ka folur edhe për një nga lojtarët e tij më të përfolur, Mario Balotelli, për të cilin shprehet se të gjitha problemet i vijnë nga fëmijëria e përjetuar në Brescia.

“Mario është një fenomen, por është Balotelli! Fati i tij ishte që u adoptua nga dy njerëz fantastikë, por në një qytet problematik, racist. Ka vuajtur shumë kur ka qenë i vogël. Nëse do të ishte rritur ndryshe dhe sot të kishte “kokën” e Zlatan Ibrahimovic, me talentin që ka do të kishte fituar 5 herë “Topin e Artë””.

Fjalët e Raiola-s kanë provokuar menjëherë reagimin e drejtuesve të qytetit të Brescia-s, të cilët i kanë cilësuar fjalët e agjentit, si të papranueshme. /Blitz.al/

Shperndaje