Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milot Rashica braktis Kombëtaren Shqiptare

Milot Rashica braktis Kombëtaren Shqiptare
August 15
19:35 2016

“Mbasi para disa ditëve informova presidentin e FSHF-së si dhe trajnerin e Kombëtares, dua t’ju vë në dijeni për vendimin që kam marrë, për të luajtur në të ardhmen me përfaqësuesen e Kosovës!”

Këto janë fjalët e para të mesazhit të publikuar nga futbollisti Milot Rashica në profilin e tij në Facebook. Duke u shprehur se kjo ishte një zgjedhje e vështirë, ai rrëfen se ka vendosur të ndihmojë Kombëtaren e Kosovës në hapat e saj të parë. 20-vjeçari që aktualisht është një lojtar i Vitesse-s në Hollandë, ka dashur të sqarojë për të gjithë se kjo nuk është një zgjedhje kundër Shqipërisë, por një zgjedhje për vendin ku ka lindur.

Në fakt ky lajm ka ngritur tek shumë shqiptarë dyshimin se ka qenë pikërisht lënia jashtë nga Euro 2016, arsyeja kryesore për një vendim të tillë.

“Dëshira ime personale do të ishte që një ditë të kishim një Kombëtare të përbashkët dhe unë të isha pjesë e saj. Për arritjen e kësaj ëndrre duhet të punojmë të gjithë shqiptarët së bashku.” – shton Rashica teksa falenderon në fund tifozët shqiptarë për mbështetjen, duke u shprehur krenar për përfaqësimin e ngjyrave kuqezi. /Blitz.al/