Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milani ndërron trajner

Milani ndërron trajner
March 26
12:23 2016

“Corriere dello Sport” raporton se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i ka dhënë lejen administratorit Galliani që të mbyllë marrëveshjen me teknikun 46-vjeçar të skuadrës së Sassuolos.

E përditshmja italiane nuk ka dyshime: zëvendësuesi i serbit Mihajloviç do të jetë Eusebio Di Francesco, i cili do të lërë Sassuolon e duke nisur nga qershori do të përpiqet të ndërtojë një grup të fortë italianësh të rinj, ëndërr e hershme kjo e Berlusconit, për Milanin e tij.

Dhurata e madhe që presidenti mund t’i bëjë trajnerit të ri dhe gjithë tifozerisë: rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç, pa lënë pa përmendur edhe një tentativë për legjendarin Francesco Totti.

Me sa duket, me këtë zgjedhje të trajnerit Milan ka vendosur t’u kushtojë më shumë vëmendje të rinjve, në mënyrë që pas disa vitesh të krijojë një ekip të konsoliduar, me lojtarë që e njohin mirë njëri-tjetrin. Një vendim pozitiv, por që deri diku të bën të mendosh se rikthimi i një lojtari si Ibrahimoviç në një skuadër të rinjsh e nën drejtimin e një trajneri “të panjohur” do të ishte i pamundur.

Komento