Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milan planifikon të ardhmen. Gati firma me Vincenzo Montella-n

Milan planifikon të ardhmen. Gati firma me Vincenzo Montella-n
June 28
16:38 2016

Ende nuk ka një lajm zyrtar, ama mund të thuhet se trajneri i ri i Milan-it për sezonin e ardhshëm do të jetë Vincenzo Montella.

Mëngjesin e sotëm, Adriano Galliani telefonoi presidentin e ekipit të Sampdoria-s, Massimo Ferrero për të arritur akordin për lirimin e “Aeroplanit”.
Ferrero kërkon t’i ‘rrëmbejë’ ekipit të Milanos një shumë prej 1,1 milionë eurosh për këtë marëveshje, edhe pse kuqezinjtë shpresojnë në një skonto të madhe. Agjenti i Montella-s ka që nga mëngjesi që po punon për të sqaruar detajet e fundit.

Objektivi i Milan-it është ta mbyllë marrëveshjen që sot, në mënyrë që ta deklarojë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Mendohet se vendimi për t’i besuar Montella-s është i përbashkët i blerësve kinezë dhe Silvio Berlusconi-t.

Komento