Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milan – Nëse kinezët marrin drejtimin, Manuel Pellegrini do të jetë trajneri i ri

Milan – Nëse kinezët marrin drejtimin, Manuel Pellegrini do të jetë trajneri i ri
June 08
19:04 2016

Është një periudhë “e nxehtë” kjo për ekipin e Milanit, që nga java në javë kërkon të gjejë njerëzit e duhur për të marrë presidencën e klubit, në mënyrë që të ngrihet ekipi i së ardhmes.

Menjëherë sapo presidenti aktual Silvio Berlusconi të marrë veten nga problemi kardiak i ditës së djeshme, duhet të vendosë përfundimisht se çfarë do të bëjë me kuqezinjtë.

Në rastin e një hapi prapa nga vendimi i familjes Berlusconi për të shitur aksionet, Milani i sezonit të ri do të jetë një grup i tëri italian, i përbërë nga futbollistë të huazuar nga moshat.

Nëse marrëveshja me investitorët kinezë arrihet, atëherë do të investohet në merkato për të plotësuar dëshirat e trajnerit të ri, i cili me shumë mundësi do të jetë kiliani Manuel Pellegrini.
Ish-trajneri i Real Madrid dhe i Manchester City është ngjitur në krye të listës së të monitoruarve, duke kaluar Unay Emery, që është favorit për pankinën e Paris Saint Germain.
Pellegrini, me eksperiencën e tij, pritet të ringrejë në maja një skuadër që po e sheh veten çdo ditë e më shumë poshtë niveleve që i kanë takuar gjithmonë.

Komento