Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milan në duart e kinezëve. Tifozët mund të shpresojnë për Cuadrado-n

Milan në duart e kinezëve. Tifozët mund të shpresojnë për Cuadrado-n
August 06
12:58 2016

Ditën e djeshme u realizua marrëveshja për shitjen e 99,93% të aksioneve të skuadrës së Milan-it për shifrën e 740 milionë eurove. Pas lënies së skuadrës në dorën e grupit kinez Sino-Europe Sports Investment Management Changxing Co.Ltd., Silvio Berlusconi do të vazhdojë të qëndrojë në rolin e Presidentit të Nderit, duke filluar që nga sezoni i ri.

Pas kësaj ngjarjeje historike, shumë tifozë shpresojnë që më në fund të investohen shumë para për merkaton, por gjithsesi nuk mund të ndodhë ndonjë ndryshim drastik që në fazën verore.

Alternativa e parë dhe më e rëndësishmja vazhdon të jetë Juan Cuadrado! Ditët në vijim do të ketë takime të tjera me Chelsea-n për kolumbianin.

Blutë e Londrës kërkojnë me patjetër 25-30 milionë euro, ndërkohë që kuqezinjtë po punojnë për të arritur një huazim me të drejtë blerjeje.

Flitet se fillimisht duhet të ndodhë një largim i rëndësishëm: Bacca ose De Sciglio, në mënyrë që më pas të mendohet të shpenzohet, edhe pse tifozët kuqezinj shpresojnë te shuma 100 milionë euro e përmendur se do të investohet nga presidenca e re. Gjithsesi, gjithçka mbetet ende për t’u konfirmuar. /Blitz.al/