Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milan në ankth! Të gjithë të çmendur pas Donnaruma-s!

Milan në ankth! Të gjithë të çmendur pas Donnaruma-s!
March 27
14:50 2016

 

Portieri titullar i Milanit, Gigio Donnaruma, me 22 paraqitje në ekipin e parë dhe me debutimin në Kombëtaren Italiane U21, ka arritur të tregojë se tashmë është një siguri për portën, pavarësisht moshës shumë të re.
Për këtë arsye, ekipet më të mëdha europiane i janë vënë pas 17-vjeçarit, gjë që i detyron drejtuesit e Milanit të marrin masat e duhura për ta mbajtur futbollistin në Milano.

Një situatë disi e komplikuar për skuadrën e Donnaruma-s, pasi rezultatet e dobëta të viteve të fundit, situata jo e mirë financiare dhe shpenzimet e tepërta të verës së kaluar, e vënë Milanin në kushtet ku pavarësisht vullnetit, i duhet të heqë dorë nga ndonjë lojtar i rëndësishëm i ekipit.
Në krye të listës ndodhet kolumbiani Carlos Bacca, i cili deri tani ka qenë shpëtimtari i skuadrës me golat e shënuar. Ekipet e interesuara rreth tij janë Arsenal, Bayerni i Mynihut, Atletico Madrid. Ama, shqetësimi qëndron diku tjetër; pikërisht tek ai që cilësohet si thesari i ekipit, Gigio Donnaruma! Pas ndeshjeve shumë të mira të zhvilluara gjatë këtij sezoni, ekipe si Barcelona, Real Madrid, Manchester City apo Manchester United kanë shfaqur interes dhe duket se nuk do të heqin dorë lehtësisht.

Zgjidhja që mund ta shpëtojë ekipin e Milanos edhe për disa vjet? Rinovimi sa më shpejt i kontratës së portierit, gjë që do ta mbante atë të lidhur edhe për të paktën 3 vjet me skuadrën aktuale.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje