Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milan – Montella në telashe, dëmtohen Bonaventura dhe Mati Fernandez

Milan – Montella në telashe, dëmtohen Bonaventura dhe Mati Fernandez
November 28
18:23 2016

Pavarësisht entuziazmit të fituar pas rezultatit 1 me 4 në transfertën e Empolit, i cili i forcoi pozitat e Milan-it në pjesën e sipërme të klasifikimit të Serisë A, kuqezinjtë rikthehen “duke çaluar” në qendrën stërvitore.

Testet mjekësore të kryera kanë dalluar tërheqje muskulore në pulpën e majtë të Giacomo Bonaventura-s si dhe në këmbën e djathtë të Mati Fernandez.

Të dy futbollistët do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër Crotone-s, e cila do të luhet paraditen e së dielës.

Këto mungesa, sidomos ajo e Bonaventura-s, do ta vënë në vështirësi trajnerin Montella për të gjetur zëvendësuesit idealë, edhe pse në letër kundërshtari i së dielës nuk është i papërballueshëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje