Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milan-Mihajloviç: Vjen më në fund prishja e kontratës

Milan-Mihajloviç: Vjen më në fund prishja e kontratës
May 20
11:27 2016

Mund të quhet e mbyllur tashmë lidhja mes trajnerit serb Sinisa Mihajloviç dhe ekipit të Milanit, filluar me shumë entuziazëm verën e kaluar.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport” dhe “Il Corriere della Sera”, në një restorant të Romës, serbi është takuar me administratorin Adriano Galliani për të prishur kontratën me marrëveshje me një shifër pagese për Mihajloviç prej 1 milion eurosh.

Një lajm i mirë ky për klubin milanez, që duke filluar nga data 30 qershor nuk do të jetë më i detyruar të paguajë Sinisa-n, përveç Inzaghi-t, Seedorf dhe Broçhi.

Mungon vetëm zyrtarizimi që Mihajloviç të mundet të mendojë i lirë për destinacionin e tij të radhës, Torino.

Akordi i arritur me presidentin Cairo për një kontratë 2-vjeçare me opsion një vit të tretë dhe 1 milion e gjysmë euro në sezon, e ka shtyrë serbin të largohet përfundimisht nga Milani dhe të fillojë të mendojë për ekipin e tij të së ardhmes, në të cilin dëshiron menjëherë të ketë edhe milanistin Juraj Kucka.

 

Komento