Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milan – Kinezët i kanë idetë të qarta: Rudi Garcia, trajneri i ardhshëm

Milan – Kinezët i kanë idetë të qarta: Rudi Garcia, trajneri i ardhshëm
May 19
17:34 2016

Aktualisht futbollistët e Milan-it janë të përqendruar tek finalja e Kupës së Italisë e cila do të luhet ditën e shtunë përballë Juventusit.
Vetëm pas këtij dueli prestigji do të vijojnë bisedimet e Silvio Berlusconi-t me përfaqësuesit kinezë të cilët kërkojnë të blejnë shumicën e klubit, me ndihmën e ndërmjetësit Sal Galatioto.

Muajt në vazhdim pra do të jenë tepër të nxehtë, jo vetëm prej temperaturave. Pasi të realizohet ndërrimi i presidencës pritet që lëvizja e parë të jetë ajo në pankinën e skuadrës.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, i preferuari i kinezëve është Rudi Garcia.
Moduli 4-3-3, i preferuar nga trajneri francez mund të tërheqë pas tij edhe 3 lojtarë si Benatia, Mavuba dhe Gervinho.
Ky opsion është i vlefshëm vetëm nëse Berlusconi arrin marrëveshjen me blerësit e rinj.

Pavarësisht informacioneve të: “Tuttosport”, “Il Tempo” mbron idenë se ish-trajneri i Romës do të shkojë tek Fiorentina, edhe pse trajneri aktual Paulo Sousa dëshiron të vazhdojë projektin e tij.

Në rastin më të keq, pra nëse kinezët nuk bien dakord me kushtet e presidencës aktuale të ekipit të Milanos, në krye të listës për të zënë stolin është Marco Giampaolo.

Komento
Etiketimet
Shperndaje