Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milan – Arrihet marrëveshja! Berlusconi shet 100% të aksioneve

Milan – Arrihet marrëveshja! Berlusconi shet 100% të aksioneve
August 05
11:56 2016

Kanë kaluar shumë muaj tashmë me lajme thuajse të sigurta që përgënjeshtroheshin të nesërmen, rreth shitjes së skuadrës së Milan-it.

Por inofrmacionet e ditës së sotme duket se janë më konkrete se kurrë.

Flitet se mungojnë vetëm disa detaje të vogla për shitjen përfundimtare. Do të jetë grupi kinez i lidhur me Nicholas Gancikoff dhe Sal Galatiolo që do të blejë 100% të aksioneve.

Emisarë të grupit blerës janë rrugës drejt Villa Certosa-s, vendit ku presidenti Silvio Berlusconi po kalon pushimet.

Sipas burimeve është arritur marrëveshja për shitjen e plotë të aksioneve për shifrën e 700 milionë eurove.

Detaje të reja priten në orët në vazhdim. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje