Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mihajloviç, e ardhmja në dyshim: Milan apo Lazio?

Mihajloviç, e ardhmja në dyshim: Milan apo Lazio?
March 19
13:07 2016

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Gazzetta dello Sport” në Itali, e ardhmja e trajnerit aktual të Milanit, Sinisa Mihajloviç, është mes ekipit të Milanos dhe atij të Lazios.

Kujtojmë se presidenti Silvio Berlusconi ka deklaruar gjithmonë se jetëgjatësia e trajnerit serb në stolin e Milanit varet vetëm nga rezultatet që do të marrë në kampionatin italian! 10 ndeshjet e mbetura janë vendimtare. Në qoftë se ky fundkampionati nuk kënaq pritshmëritë e presidentit dhe kësaj i shtohet edhe një humbje në finalen e Kupës së Italisë kundrejt Juventusit, Mihajloviçit do t’i duhet të shohë përreth për një skuadër të re.

Ka zëra se mundësitë që serbi të kthehet në ish-skuadrën e tij Lazio, si trajner, janë shumë të mëdha. Kjo dhe falë paraqitjes së dobët të ekipit roman në gjithë këto javë kampionati. Për drejtuesit e Lazios, Sinisa mund të ishte personi ideal për ringritjen e ekipit në nivelet që i takon.

 

Komento
Shperndaje