Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michael Phelps ka bërë një deklaratë epike: “Po, të gjithë urinojnë në pishinë!”

Michael Phelps ka bërë një deklaratë epike: “Po, të gjithë urinojnë në pishinë!”
August 10
12:50 2016

Michael Phelps është jo vetëm notari më i njohur në botë, por edhe sportisti me më tepër medalje. Ai ka fituar medaljen e artë 20 herë radhazi, ndërkohë që në total ka 24 medalje ari nga 5 Lojëra Olimpike në të cilat ka marrë pjesë.

Thënë këtë, gazetarët e “Wall Street Journal” kanë dashur t’i bëjnë një intervistë gazmore duke e pyetur fillimisht nëse Phelps urinon në pishinë gjatë stërvitjes apo pasi ka përfunduar garën. “Po, sepse unë mendoj që të gjithë urinojnë në pishinë! Është diçka normale, sidomos për notarët. Ne qëndrojnë në pishinë për një kohë të gjatë dhe nuk kemi mundësi që të ndërpresim garën për të shkuar në tualet, besoj e kuptoni…” – ka thënë ai.

Ndërkohë që ka dashur ta mbyllë deklaratën e tij duke thënë: “Gjithsesi, mos kini merak, klori i pishinës e kthen gjithçka në normalitet, urinoni pa u ndier në faj”.

Kjo përgjigje sportive nga ana e Michael Phelps është vlerësuar nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë uruar për modestinë dhe sinqeritetin.

Shperndaje