Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michael Owen tallet me peshën e Ronaldos, braziliani reagon i shokuar…

Michael Owen tallet me peshën e Ronaldos, braziliani reagon i shokuar…
January 11
16:44 2017

Legjenda e Brazilit Ronaldo ka reaguar i shokuar ndaj komentit të ish-kolegut të tij Michael Owen, i cili i ka përmendur peshën në një postim në profilin e tij në Twitter.

Pas takimit të tyre në ceremoninë e dhënies së Topit të Artë në “Santiago Bernabeu” për portugezin Ronaldo, Owen ka publikuar një foto ku ka shkruar:

“Mendoja se po shëndoshesha shumë, deri në momentin që pashë shokun tim të vjetër, Ronnie”.

Një koment që nuk i ka pëlqyer aspak brazilianit, i cili është kundërpërgjigjur duke thënë:

“Jam i shokuar nga fakti se sa shumë rëndësi i jepet peshës sime në ditët e sotme. Të jem i sinqertë, nuk e kuptoj pse është kaq e rëndësishme kjo gjë!” – tha 2 herë fituesi i Topit të Artë.

Gjithashtu ai zbuloi se nuk i ka folur anglezit pas daljes së gabuar të tij, ndërkohë që Roberto Carlos është treguar i drejtpërdrejtë.

“Nuk më pëlqejnë këto lloj shakash. Ronaldo është një shok shumë i mirë dhe për këtë duhet të tregohemi të kujdesshëm. Për Ronaldon nuk duhet komentuar trupi i tij, por fakti që ka një zemër shumë të madhe”, – tha ish-mbrojtësi i krahut të majtë. /Blitz.al/

Shperndaje