Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Michael Jordan: Tiger Woods duhet të heqë dorë nga golfi

Michael Jordan: Tiger Woods duhet të heqë dorë nga golfi
April 22
11:36 2016

Ish-basketbollisti i famshëm Michael Jordan ka folur rreth jetës së mikut të tij, Tiger Woods, duke thënë se 14 herë kampioni i botës dëshiron të tërhiqet nga sporti i golfit, por në të vërtetë nuk mundet.

Ai shprehet se Woods ndihet tepër i lodhur dhe shfaq pakënaqësi se nuk ka një partnere që ta bëjë të lumtur.

“Unë mendoj se ai është i lodhur. Besoj se kërkon të heqë dorë nga golfi në këtë moshë, por nuk di ende si ta bëjë”, – rrëfen ylli i basketbollit për “ESPN”.

“Unë e dua shumë shokun tim e për këtë nuk shkoj dot t’i them drejtpërdrejt se ai nuk do t’ia arrijë dot më të jetë më i miri”.

Tiger Woods mungon në fushën e golfit që nga gushti i vitit të kaluar, pas problemeve të vazhdueshme në shpinë.

Jordan shton në intervistën e tij se një nga arsyet e forta të gjendjes jo të mirë emocionale të golfistit është divorci me ish-bashkëshorten, Elin Nordegren.

Pas divorcit, Woods ka pasur edhe një marrëdhënie me sportisten Lindsey Vonn. Edhe ndarja me Vonn është një arsye që ai ndihet sot vetëm, sipas fjalëve të basketbollistit.

“Ai nuk ka një partnere. Lumturinë duhet ta kërkojë brenda vetes dhe kjo është ajo që më shqetëson më shumë. Nuk e di nëse do t’ia arrijë ta gjejë atë lloj lumturie, prandaj i duhet t’i besojë dikujt tjetër”, – e mbyll fjalën e tij Michael Jordan.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje