Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Messi thyen një tjetër rekord

Messi thyen një tjetër rekord
March 30
10:02 2016

Në ndeshjen e djeshme të Argjentinës kundër Bolivisë, e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2018, Lionel Messi ka shënuar golin e 50-të me fanellën e Kombëtares.

Ylli i Barcelonës ka pritur 29 minuta në stadiumin “Mario Kempes” të Cordobas, për të shënuar gol nga 11-metërshi. Para tij shënoi mbrojtësi Gabriel Mercado.

Penalltia e shndërruar në gol e bën Messin të arrijë një shifër të rrallë e kështu t’i afrohet sulmuesit legjendar Gabriel Batistuta, i cili shënoi plot 56 gola me Kombëtaren, mes viteve 1991-2002.

Kjo fitore – e treta radhazi – e vendos Argjentinën në një pozicion që i siguron asaj kualifikimin direkt nga ekipet e Amerikës së Jugut për në finalet e Botërorit.

Gjithashtu, 28-vjeçarit të Barcelonës i duhet vetëm një gol për të kapur shifrën 500 në total mes klubeve dhe ekipit kombëtar, gjë që shpreson ta arrijë këtë fundjavë në përballjen me Real Madridin.

Komento