Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Messi: Nuk dua të krahasohem me Ronaldon dhe asnjë tjetër

Messi: Nuk dua të krahasohem me Ronaldon dhe asnjë tjetër
March 27
16:44 2016

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka theksuar sërish se krahasimi me Cristiano-n nuk përbën një problem për të dhe se ai fokusohet vetëm në paraqitjet e tij.
Dy lojtarët në fjalë kanë dominuar botën e futbollit për shumë vite me radhë. Në tetë vitet e fundit, çmimi “Topi i Artë” ka shkuar pesë herë për Messin e tri herë për Ronaldon.
“Mediat gjithmonë mundohen të na krahasojnë me gjëra të ndryshme, por e vetmja gjë që më intereson është që ta ndihmoj skuadrën të fitojë tituj dhe të përmirësohemi çdo sezon”,- ka thënë Messi për “The Mirror”.
“Nuk e krahasoj vetën me Cristiano Ronaldon apo me dikë tjetër. Unë  dua të bëj paraqitje të mira dhe t’i ndihmoj shokët e skuadrës për të fituar ndeshjet”, – ka shtuar më tej Messi.

Shperndaje