Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Messi më në fund na ka zbuluar futbollistin e tij të preferuar!

Messi më në fund na ka zbuluar futbollistin e tij të preferuar!
September 26
21:03 2017

Lionel Messi ka zbuluar se cilat jan legjendat argjentinase qe e kanë frymëzuar atë të bëhet futbollist i famshëm në botë.

Ylli i Barcelonës ka dhënë një intervistë ekskluzive për Coach Magazine ku është shprehur: “Natyrisht, unë e admirova Maradonën, ai ishte një frymëzim i vërtetë për mua. Edhe kur Pablo Aimar filloi të dilte, unë me të vërtetë e shijova atë duke luajtur”, tha Messi.

Gjatë karrierës së tij Messi është përballur me futbollistë të shumtë nga futbolli anglez e në skenën kontinentale dhe ndërkombëtare.

I pyetur për të treguar se cilin yll britanik ai konsideronte si më të mirin që ishte përballur Lionel Messi është përgjigjur: “Gjatë viteve na është dashur të kemi kundër shumë skuadra dhe jemi përballur  kundër shumë lojtarëve të mirë, por gjithmonë kam pasur një respekt të madh për Wayne Rooney. Ai ka luajtur në nivelin më të lartë për shumë vite dhe është një nga lojtarët më të veçantë të gjeneratës “- ka përfunduar Messi./blitz.al/

Komento
Shperndaje