Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Messi i siguron titullin e 26-të Barcelonës

Messi i siguron titullin e 26-të Barcelonës
April 28
07:53 2019

Barcelona fitoi ndaj Levantes me rezultat 1-0 duke siguruar matematikisht titullin në La Liga për sezonin 2018/19. Barcelona siguroi titullin e 26-të kampion 3 ndeshje para fundit të kampionatit. Më triumfin e sotëm, katalanasit u ngjitën në kuotën e 83 pikëve, me një diferencën +9 nga Atletiko e vendit të dytë.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura me Messin që e nisi nga stoli. Me inkuadrimin e tij në pjesën e dytë  ndryshoi edhe rrjedha e lojës.

Atij iu deshën 16 minuta lojë për të shënuar golin që do i siguronte Barcelonës titullin kampion. Ky ishte goli 34 i tij në La Liga në këtë sezon, por që kishte vlerën e titullit (numër 26-të në histori)./blitz.al/

Komento
Shperndaje