Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mërzitet Cristiano Ronaldo, Zidane e lë në stol

Mërzitet Cristiano Ronaldo, Zidane e lë në stol
September 25
15:28 2016

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, u zëvendësua dhe  u la në stol nga trajneri Zinedine Zidane. Ronaldo nuk e priti aspak mirë këtë ndryshim, por përsëri e ka ndjekur ndeshjen duke parë se si barazoi Sergio Araujo për t’i siguruar Real Madridit pikët.

Nëna e futbollistit ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë: “Unë kurrë nuk e kam parë me kokën ulur Cristianon dhe e pashë vetëm pasi Zidane e nxori nga loja. Por kjo nuk do të thotë se ai do të ndryshojë”.

Më pas Zidane ka thënë: “Ne kemi lojë shumë të rëndësishme të martën dhe unë prandaj e nxora 20 minutat e fundit nga loja. E di që ai dëshiron të jetë gjatë gjithë lojës në fushë, por unë mendoj për lojtarët dhe është më mirë që ai të pushojë që të jetë në formë të martën”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje