Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Witsel-Matuidi, Juventus gati për goditjen e dyfishtë

Merkato – Witsel-Matuidi, Juventus gati për goditjen e dyfishtë
August 02
12:02 2016

Në shtëpinë e Juventus-it po mendohet për fazën post-Pogba, edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare për largimin e tij.

Për arsye edhe të dëmtimit të gjatë të Claudio Marchisio-s, Beppe Marotta po studion një goditje të dyfishtë për mesfushën: Witsel dhe Matuidi!

Për belgun, bardhezinjtë e kanë rritur ofertën drejt Zenit në 18 milionë euro, plus 4 bonus. Ndërkohë, për francezin marrëveshja është shumë e vështirë pasi Paris Saint Germain pretendon plot 40 milionë për ta lënë të lirë. Alternativë e tij mendohet Luiz Gustavo i Wolfsburg-ut.

Për momentin po ushtrohet më shumë presion për mesfushorin e Zenit, i cili pavarësisht ofertës më të madhe të dhënë nga ekipi i Everton, kërkon të transferohet në Itali.

Pritet që Marotta të tregojë të gjitha aftësitë e tij për t’i sjellë sërish ‘dhurata’ trajnerit Allegri, pas Gonzalo Higuain. /Blitz.al/

Komento